Nijeti për Namaz
Ai që falet, patjetër duhet ta bëjë nijet namazin që dëshiron ta falë dhe ta përcaktojë atë me zemrën e vet, shembull: farzin e drekës, apo të ikindisë, apo sunetet e tyre. Nijeti është kusht apo shtyllë e namazit.
Shënim i rëndësishëm (sipas librit "Forma e Namazit të të Dërguarit"): Shqiptimi i nijetit me gjuhë është bidat (shpikje në fe), që e kundërshton sunetin. Askush prej imamëve të fesë nuk e tha një gjë të tillë (d.m.th që ai të thuhet me gojë).